Finish i çmendur, Lacio humb fitoren nё minutёn ‘9 shtesё

Sapo ka pёrfunduar ndeshja, e luajtur nё Romё mes Lacio-s dhe Sampdoria-s me rezultat tё barabartё 2:2. Ndeshja ishte tejet dramatike pёr faktin se dy gola u shёnuan nё lojёn shtesё tё takimit, raporton Kabllogrami

Mysafirёt nga Gjenova, kanё kaluar nё epёrsi herёt, pёrmes njё goli tё Quagliarella nё minutёn e 21 e takimit. Pjesa e parё pёrfundoi me kёtё rezultat. Derisa pjesa e dytё, ndonёse dominohej nga Lacio, nuk kishte gola deri nё minutёn e 78 kur pёr Lacion barazoi Acerbi.

Ndёrsa pёr njё fund dramatik, qё rrallё shihet si i tillё nё fusha tё futbollit, u pёrkujdes Immobile kur kaloi Lacion nё epёrsi nё minutёn e 6 shtesё nga penaltia, e cila u akordua pёr Lacion pas konsultimit tё sistemit VAR nga gjyqtari kryesor i takimit.

Kur pritej vёrshёllima e fundit e gjyqtarit, ishte lojtari i Sampdoria-s, Saponara qё barazoi rezultatin nё minutёn e 99 tё takimit, pra nё minutёn e nёntё tё shtesёs sё akorduar nga gjyqtari. Kjo bёri qё kjo lojё tё fitojё dramaticitetin qё rrallё shihet nё fusha sportive tё futbollit, gjё qё drama tё tilla e bёjnё sportin e futbollit tё jetё, sporti mё i popullarizuar nё planet.

Pas kёtij dueli tё javёs sё 15-tё, Lacio ёshtё nё vendin e pestё tё serie A me 25 pikё, derisa Sampdoria ёshtё nё vendin e tetё me 20 pikё /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë