Galaxy Fold i palosshëm kalon të gjitha testet, së shpejti ri-lansohet

Muaji gusht do të jetë i zënë për Samsungun me afrimin e lansimitë të Galaxy Note10 dhe përgatitjen për ri-lansimin e Galaxy Fold.

Raporti më i fundit thotë se Samsungu është gati ta lansojë smartfonin e saj të palosshëm, shkruan gsmarena, përcjell koha.net.

Sipas ekspertëve dhe burimeve të brendshme, gjiganti korean i teknologjisë ka ri-dizajnuar dhe testuar smartfonin e palosshëm. Kanë mbetur vetëm edhe disa gjëra përfundimtare para lansimit.

Megjithatë, lansimi në këtë muaj ende duke sikur një skenar më pak i mundshëm por marrë parasysh raportin e ri, gjërat po duken të mira për një lansim gjatë muajit të ardhshëm.

Ndoshta mund të jetë pas ngjarjes së 7 gushtit, lansimi i Galaxy Note10 Unpacked. Dyshohet se Samsungu do të zbulojë të dy smartfonët gjatë kësaj ngjarje. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë