Gazetari Dardan Islami i ‘Urban FM’ ia nxjerr të palarat Faik Ispahiut të ‘Jeta në Kosovë’, ‘Birn’ dhe ‘Kallxo.com’

Dardan Islami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se si producenti dhe mbase njeriu kryesor s’bashku me Jeta Xharrën në prokuksionet mediatike siҫ janë: “Jeta në Kosovë”, “Birn” , “Kallxo.com “ u kishte kërkuar mito për hapje të radios. Sipas Dardanit, ‘orktaku’ i Jeta Xharrës u kishte kërkuar 250 mijë marka gjermane në kesh, nëse Faik Ispahiu do t’u mundësonte të realizonin një donacion nga populli amerikan prej 500 mijë markash nga organizata amerikane ‘IRX’ ku atëherë punonte Ispahiu.

Dardani tregon se si atë botë kishte denoncuar Faik Ispahiun të cilin pastaj amerikanët e kishin pushuar nga puna, derisa kërkon që ai dhe Jeta Xharra t’i bëjnë transparente financat e ‘Jeta në Kosovë’, ‘Birn’ e ‘Kallxo.com’, të cilat si kanë bërë për 20 vite. Derisa, sic thotë Dardani, flitet se Jeta Xharra e Faik Ispahiu kanë marrë “dhjetra miliona donacione ne emer te luftes kunder korrupcionit”.

Në vijim mund ta ndiqni të plotë postimin e Dardan Islamit në Facebook pa ndërhyrje redaksionale:

Ne vitin 2000 une dhe kolegu im Dusi, kerkonim donacion per ta hapur radion e pare alternative Urban Fm. 23 mije marka gjermane i kishim, gjersa na duheshin edhe 17 mije qe ta kompletojme radion dhe te dalim on air! Shkuam te IRX organizat kjo Amerikane qe ndihmonte mendiat Kosovare qe po formoheshin! Aty na priti Faik Ispahiu qe punonte ne IRX dhe na tha ti kerkojme 500 mije marka gjermane jo 17, ta bejme radion me te mire! Kur dolem nga zyra ai i kishte thene kolegut tim neser eja pa Dardanin! Kolegu im Dusi shkoi vet dhe Faiku aty i kishte thene, une ua jap 500 mije marka gjermane, para te taksapaguesve amerikan, por ju mu mi ktheni 250 mije cash, dhe une do te jem pertner i mshefte i radios 50%!
Ne u shokuam, dhe natyrisht nuk e pranuam oferten! Pas disa jave ne nje seminar te gazetarise te organizuar nga IRX u ftova te marr pjese! Aty une ju tregova eksperiencen time me Faikun, ata reaguan shpejt dhe pas 4 dite me te arritur investiguesit nga Washington D.C, dhe deklaratave tona, Faikun e larguan nga puna! I njejti u punesua ne Jeta ne Kosove, Birn, kallxo. Com si producent! Ai vazhdon punon edhe sot, dhe per 20 vite nuk kemi pare asnje dokument nga kjo medie e Jeta Xharres qe ti publikoj financat e saj! Flitet per dhjetra miliona donacione ne emer te luftes kunder korrupcionit, por ne veri ku edhe burronte krimi i organizum kta nuk shkun asnjeher me bo storie, erdhi gazetarja nga Insider nga Beogradi dhe i qiti te palarat e serbeve, se kta merren kryesisht me shqiptare! I njejti fat me ka percjell edhe me Hamam jazz bar, ku polici Lavdim momentin qe muk i kemi dhene mito qe e ka kerku ka vazhdu me denime deri sa me ka bankrotu! Kur e kam lajmeru rastin ne polici me kan fut ne nje zyre me Lavdimin dhe nje koleg te tije i cili me kercnonte duke thene se Lavdimi e ka nje vella te shtirre! Kam shku ne gjykat me denoncu, por Lavdimi vazhdon punon polic i lidhur fort me krimin e organizum!
Une per dallim prej juve i lajmeroj rastet, nuk frigesohem dhe nuk dorrezohem asnjeher!”
Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë