Gjithçka për shkak të Trepçës, dëgjojeni me vëmendje këtë që thuhet /Video/

Në emisionin ‘Arena’ të “Ora News” është diskutuar rreth situatës politike në Kosovë dhe idesë për ndarje dhe Trepçës, debat ky që u riaktivizua pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Statutin e ri të Trepçës dhe pretendimeve hegjemoniste serbe, s’bashku me idiotizmat e BE-së, se Trepça mund të diskutohet në Bruksel.

Ka qenë zëdhënësja e kryenegociatores, Federica Mogherini, Maja Kocijançiq, e cila nga ngritur tensionet edhe më tej, duke thënë se rreth Trepçës do të diskutohet edhe në dialogun e Brukselit, gjë që u kundërshtua fortë nga krerët e shtetit të Republikës së Kosovës, duke thënë se nuk ka çfarë të diskutohet për pasuritë e Republikës së Kosovës në Bruksel me Serbinë.

Profesori dhe akademiku Apollon Baçe, pjesëmarrës në debat, i cili ka qenë edhe ish-korrespodent i Deutche Welle, ka treguar për veprën e Paul Stuart, ku shkruhet se pasuritë minerale të Trepçës shkojnë diku në vlerë prej 500 miliardë dollarëve.

“Bazuar në librin e Paul Stuart ‘Trepca Mining Complex’, ka 80 lloje të mineraleve, ¾ e tabelës së Mendeljevit, lantanide, kobalt, kadmium, argjend, ari, 60 milionë tonë plumb që janë 150 miliardë dollar, 40 milionë tonë zink që janë 140 miliardë dollarë, 50 mijë tonë argjend që janë 30 milionë dollarë, shtuar mineralet dhe kristalet, vlera e saj është 500 miliardë dollarë”, ka thënë akademiku Baçe.

Baçe ka cituar disa tituj të gazetave kryesore botërore gjatë luftës në Kosovë, ku thuhej se gjithçka bëhej për shkak të Trepçës.

Akademiku shqiptar fjalën e tij rreth Trepçës e përmbyll me fjalët që kishte thënë shkrimtarja e famshme britanike Edith Durham kur e kishte vizituar Mitrovicën para 120 vjetësh: “Mitrovica është shkaku që do t’i jap flakën – fuqisë së barotit evropian”, kishte thënë Durham. /©Kabllogrami/

Në vijim dëgjojeni me vëmendje videon për vlerën reale të Trepçës të cilën po përpiqen ta minimizojnë politikanët tanë të korruptuar /konkretisht presidenti Hashim Thaçi që ka hyrë thellë në ujëra të tradhtisë kombëtare/ për ta bërë Trepçën pjesë të pazarit me Serbinë:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë