Gjykata në Hungari merr vendim në favor të Gruevskit

Gjykata në Budapest ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së drejtësisë për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Mediat hungareze nuk ishin të pranishme në seancë pasi që seanca gjyqësore ishte klasifikuar si e mbyllur.

Artikuj të ngjashëm – Lexo edhe: Në Hungari arrestohet Nikolla Gruevski, Gjykata vendos nëse do ta ekstradoj në Maqedoni

Në debatin gjyqësor për argumente “pro” dhe “kundër” ekstradimit, mediat munguan por ishin të prezent kur është lexuar vendimi, dhe siç shkruan Koha, Gruevski shpëton nga ekstradimi në Maqedoni ku e pret dënimi me burg prej dy viteve për lëndën e PSP “Tenk” dhe për padi të tjera, duke përfshi edhe atë të 27 prillit. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë