Volkswagen prezanton Golfin e ri, ky është çmimi i tij

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, zbuloi Golfin e ri GTI TCR, një version i frymëzuar nga modeli i për gara.

TCR është e vendosur në mes të Golf GTI Performance dhe Golf R, i cili vjen me motor me 2.0-litër me katër cilindra e kapacitet prej 290 kuajfuqi, ose 45 kuajfuqi më shumë se një GTI standard, dhe 10 kuajfuqi më pak se versioni R, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu, TCR shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5,6 sekonda dhe atë maksimale deri në 260 km/h.

Sa i përket çmimit, Golf GTI TCR në Gjermani do të shitet me çmim fillestar prej 38,950 euro ndërsa paketat shtesë kushtojnë 2,350 deri 3,200 euro. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë