Ceferin edhe një mandat në krye të UEFA-s

Presidenti aktual i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është rizgjedhur president i UEFA-s, tani për mandat të plotë katërvjeçar, si kryesues i organit qeverisës të futbollit evropian. Slloveni  i cili është me profesion është avokat, ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë në Kongresin e 43-të të UEFA-s, i cili u mbajt sot në Romë të Italisë, transmeton Kabllogrami.

Ceferini u emërua në këtë pozitë para dy vjetëve e gjysmë, kur ish-presidenti, Michel Platini, u pezullua për shkak të skandaleve me korrupsion.

“Jam i nderuar, unë po e marr këtë punë me më pak dyshime sesa më parë”, tha Ceferin, kur po i falënderonte 55 vendet anëtare të UEFA-s.

“Gjëja më e rrezikshme që mund të bëjmë është ta ndalim punën dhe ta shijojmë situatën aktuale. Unë dua që UEFA ta vendosë shpresën dhe solidaritetin në zemrën e strategjive tona”.

Roma ishte nikoqire për Kongresin e këtij viti të UEFA-s dhe përveç që u zgjodh presidenti, aty u vendosën edhe disa gjëra të tjera. Ndër të tjera në rend dite ishin: Raporti vjetor i UEFA-s, 2017/2018; Raportet e kryesuesve të komiteteve; Zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s me mandat katër katërvjeçar; Zgjedhja e Këshillit të FIFA-s (dy zëvendëspresidentë të FIFA-s me mandat katërvjeçar, një anëtar i zakonshëm me mandat katërvjeçar dhe anëtarë të zakonshëm me mandat dyvjeçar); Ratifikimi i një përfaqësuesi të ri të Shoqatës së Klubeve Evropiane dhe të Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s; dhe Ratifikimi i anëtarëve të rinj në Organet e UEFA-s për Administrimin e Drejtësisë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë