Haradinaj: Gjuha e presionit nuk kryen punë, s’ka sanksion që na detyron të heqim taksën

Kryeministri I Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ka komentuar deklarimet e fundit nga SHBA-ja dhe kërcënimet joparimore me sanksione pas refuzimit që të hiqet taksa. Ka thënë se gjuha e presionit ndaj Kosovës nuk kryen punë. Ai ka thënë se nuk ka asnjë sanksion që mund ta detyrojë të heqë taksën ndaj mallrave serbe, raporton Kabllogrami.

“Taksa mund të jetë pakufi, përjetësisht deri kur të zgjidhet problemi Kosovë-Serbi. S’ka sanksion që na detyron të heqim taksën. As nga vendet nacionale as nga organizatat. Duhet të kujtojmë prej ku vijmë. Vijmë nga periudhat më të vështira që i kemi kaluar. Shantazhet e gjykatës nuk e bëjnë dallimin tek ne. S’është gjuha e duhur me Kosovën, forma e presionit. Nuk jep efekt”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se nuk duhet t’i kërkohet nga partnerët heqja e taksës, duke shtuar se “duhet të ruhet integriteti i kryeministrit”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë