Julia Roberts laureate e çmimit prestigjioz

Mbase vlerësimet së është aktorja femër ndër më të mirat e të gjitha kohërave në Hollywood kanë shumë bazë për të qenë të vërteta. Julia Roberts, do të marrë çmimin prestigjioz “George Eastman” për kontributin e saj në botën e filmit.

Muzeu “George Eastman” në Rochester thotë se do të nderojë aktoren e filmit “Pretty Woman” dhe “Steel Magnolias” më 2 maj të këtij viti.

Fituesit e kaluar përfshijnë emra të njohur të Hollywood-it, si Lauren Bacall, Charlie Chaplin, Gary Cooper dhe Meryl Streep, transmeton KosovaPress.

Roberts gjatë 30 vjetëve të fundit ka fituar një çmim Oscar dhe tre globe të artë, së bashku me shumë nominime të tjera dhe plot çmime nga festivale të filmit gjithandej nëpër botë.

Muzeu thotë se themeloi çmimin “George Eastman” në vitin 1955 si çmimi i parë retrospektiv për të nderuar punën e filmit si një vlerë artistike. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë