Vetëm pak ditë pasi kishte zyrtarizuar përfshirjen e tij si prezantues së natën e madhe, aktori i famshёm holivudian i komedive Kevin Hart njoftoi përmes një postimi në Instagram tërheqjen e tij nga prezantimi i këtij eventi, pёrcjell Kabllogrami
Nuk mbarojnë asnjëherë befasitë që kanë të bëjnë me natën e madhe të çmimeve Oscar. Lajmi i bujshëm vjen si pasojë e polemikave në rrjetet sociale mbi disa statuse në Twitter që aktori kishte shpërndarë vite më parë, dhe që ironizonin komunitetin LGBT.
“Nuk dua të shpërqendroj vëmendjen nga një natë që do të festohet nga shumë aktorë të mrekullueshëm. Më vjen keq dhe i kërkoj falje komunitetit LGBT për pandjeshmërinë e fjalëve të mia në të kaluarën”, ka shkruar Hart në Instagram.
Komentet e papёrshtatshme drejtuar komunitetit LGBT, Hart i kishte bёrё para shumё viteve, por si duket kёto komente qё ai sipas tё gjasave i kishte bёrё nё frymёn e humorit tё tij – shpeshherё vullgar, do t’i kushtojnë, pasi qё javёn qё shkoi pёrzgjedhjen e tij pёr ta udhёheq ‘Oskar-in’ e cilësoi si ‘një ëndërr e bёrё realitet’ dhe si një nga prioritetet e karrierës sё tij. /©Kabllogrami/