Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso, ka deklaruar se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës ROSU mund të veprojnë në veri edhe pa kërkuar lejen e misionit paqeruajtës së NATO-s.
Ai, në një intervistë për gazetën serbe “Politika” për numrin qё del sot, ka thënë se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) kanë mandat të veprojnë në çdo pjesë të Kosovës pa marrë miratimin nga ana e KFOR-it.
Ndërsa, sa i përket lëvizjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Graso tha se kjo duhet të lejohet nga ana e komandantit të KFOR-it, përcjell KP. /©Kabllogrami/