Kocijançiq: Po punohet për një marrëveshje urgjente, ligjërisht obligative Kosovë – Serbi

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq, tha se fokusi i punës së BE-së është për të arritur një marrëveshje urgjente dhe thelbësore, ligjërisht të obligueshme që do të sillte një zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës.

E pyetur për deklaratën e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili tha se “demarkacioni është propozim zyrtar i Beogradit në bisedimet me Prishtinën”, Kocijançiq tha për mediat serbe se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë “e aplikueshme, e qëndrueshme dhe reale”.

“Rrjedhimisht po punohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim gjithëpërfshirës që do të sillte një zgjidhje të qëndrueshme për çështje të hapura, të zbatueshme dhe të qëndrueshme, bazuar në pëlqim të dyanshëm, dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të BE-së, dhe të pranueshme për vendet anëtare”, ka thënë Kocijançiq.

Ajo përsëriti se një marrëveshje gjithëpërfshirëse është “urgjente dhe thelbësore” për përparimin e Serbisë dhe Kosovës në BE dhe stabilitetin e paqen në rajon. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë