Kroacia porosit: Nuk ka pajtim me Serbinë pa pranim të së vërtetës pёr krimet e bёra

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar në Zagreb se nuk ka pajtim me Serbinë pa u pranuar e vërteta se Serbia ka kryer krime e agresion në Kroaci. A do të duhej edhe Kosova të ndjek shembullin kroat, shtron pyetjen Kabllogrami, apo do vazhdojmë të sillemi si pula pa kokë.

Plenkoviq ka deklaruar gjatë një pritjeje për Krishtlindjet ortodokse në Zagreb se e vërteta është çelës për pajtimin në Kroaci dhe se ajo ka të bëjë me faktin se Kroacia ishte viktimë e agresionit të regjimit serbomadh të Milosheviqit, raportojnë mediet kroate.

Kryeministri kroat ka theksuar se është me rëndësi të bëhen hapa drejt përballjes me të kaluarën.

“Jemi duke punuar në integrimin e pakicës serbe në Kroaci”, ka thënë Plenkoviq, duke shtuar se procesi i riintegrimit paqësor paraqet një prej trashëgimive më të mëdha të kryetarit të parë të Kroacisë, Franjo Tugjman.

Ai ka vlerësuar se pjesëtarët e pakicës serbe në Kroaci janë të vetëdijshëm për të gjitha rrethanat dhe se ata janë duke e dhënë kontributin e tyre për një Kroaci bashkëkohore. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë