Real Sociedad i Januzajt thellon krizën e Real Madridit

Me humbjen e pësuar të dielën nga Sociedadi, Real Madrid është futur edhe më shumë në krizë. Nga pozita e katërt ka rënë në pozitën e pestë me 30 pikë, kurse Sociedadi është ngritur në vendin e 11-të me 22 pikë. Januzaj, ka luajtur gjatë tërë ndeshjes te Real Sociedadi, që mposhti në “Santago Bernabeu” gjigantin Real Madrid, me rezultatin 2:0.

Adnan Januzaj gjatë ndeshjes pati disa raste shënimi, por nuk arriti t’i konkretizonte. Megjithatë paraqitja dhe angazhimi i tij u vlerësuan lart nga mediumet në Spanjë dhe Belgjikë, shtet të cilin e përfaqëson, shkruan sot koha ditore.

Për Januzajn, ishte ndeshja e nëntë këtë edicion. Ai ka kontribuar me dy asistime. Januzaj ka shënuar një gol në dy paraqitje të Kupës së Spanjës. Por paraqitjet e mira tё Januzajt nuk vlejnё pёr skuadrёn e Real Madridit e cila ka hyrё nё krizё tё thellё tё rezultateve dhe assesi s’po arrin tё gjejё ritmin e duhur pёr t’u kthyer nё lavdinё e karakterizon kёtё skuadёr. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë