Kush është Stevo Pendarovski, kandidati i Zaevit dhe Ali Ahmetit për kryetar të MV-së

Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët i pozitës maqedono veriore për kryetar shteti, me marrëveshje mes LSDM-së, BDI-së dhe partive tjera në koalcionin qeveritar.

Stevo Pendarovski i lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup është politikan, profesor dhe analist.

Pendarovski është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim, në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolegj-Shkup.

Pendarovski, pas mbarimit të arsimit të lartë, është emëruar udhëheqës i sektorit për analitikë në Ministrinë për Punë të Brendshme. Përveç kësaj, për tri vite resht ka ushtruar edhe postin e zëdhënësit (ndihmës ministër për marrëdhënie me publikun), pranë MPB-së.

Nga viti 2001 është emëruar për shef të sigurisë kombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit Boris Trajkovski dhe më pas dhe të kabinetit të Branko Cërvenkovskit.

Stevo Pendarovski gjithashtu ishte kandidat për president nga radhët e LSDM-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, ku u radhit i dyti me gjithsej 398.077 vota të fituara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016 ishte bartës i listës së LSDM-së dhe koalicionit në njësinë zgjedhore numër një, nga ku edhe fitoi mandatin e tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Më 7 dhjetor të vitit 2017, Pendarovski dha dorëheqje nga funksioni i deputetit pasi që u emërua në funksionin aktual të tij si koordinator kombëtar për përgatitje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Ndryshe, Pendarovski kundër kandidat në zgjedhjet presidenciale do të ketë kandidatin e pavarur Blerim Rekën i cili përkrahet nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Gordana Siljanovskën, e cila është kandidate e opozitës nga rradhët e partisë së ish-kryeministrit që po i ikën drejtësisë, Nikolla Gruevskit. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë