Lady Gaga dhe Brandley Cooper, a ka diç më shumë se miqësi në lidhjen e tyre

Fituan çmimin Oscar për muzikën më të mirë në film, derisa performanca e Lady Gaga dhe Bradley Cooper kënaqi të gjithë ata që përcollën ndarjen e çmimeve Oscar. Mirëpo spekulimet për lidhje intime mes tyre nuk kanë të ndalur, derisa të dy janë në lidhje me persona tjerë.

Këngëtarja ka shkruar në rrjetin social Twitter, se asgjë më e veçantë nuk mund të ishte se sa momenti kur ata të dy dolën në skenë.

“Asgjë nuk mund të jetë më e veçantë se ta ndani këtë moment në Oscar me një mik të vërtetë dhe gjeni të artit”, shkroi këngëtarja, duke iu referuar Bradley Cooper-it.

Kureshatrët pyesin se si Irina Shayk, partnerja e Bradley do të shohë marrëdhënien e tyre, por duket se Irina nuk është mërzitur shumë. Irina dhe Lady Gaga u puthën gjithashtu me rastin e ceremonisë së çmimeve Oscar.

Këngëtarja dhe partneri i saj në film Bradley Cooper kanë qenë në publik që nga lansimi i filmit të tyre “A Star Is Born”, ndërsa u rritën spekulimet se të dy ishin në një marrëdhënie romantike, transmeton KosovaPress.

Dyshimi për lidhjen mes tyre u shtua kur Ledi Gaga ndërpreu marrëdhënien me të dashurin e saj Christian Carina. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë