LDK pas zgjedhjes së kryesisë së re “me emra kryesisht të vjetër”, sot del me emrin e kandidatit për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës sot prej orës 11:00 pritet të mbajë mbledhjen e kryesisë së porsa zgjedhur të partisë, që u zgjodh pasditen e djeshme, por emra të rinj në këtë kryesi të “re” ka shumë pak.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se gjatë kësaj mbledhje do të vendoset edhe kush do të jetë kandidati për kryeministër nga kjo parti.

Sipas tij, mbledhja do të zgjasë derisa të dalë propozimi për kandidatin për kryeministër duke lënë të nënkuptohet se ajo edhe mund të zgjasë.

Mustafa tha se në partinë e tij ka 4 apo 5 figura të cilët do të mund të ishin mandatarë.

Në lidhje me koalicionet, Mustafa paralajmëroi Lëvizjen Vetëvendosje se nuk do të heqin dorë nga pozita e kryeministrit.

Sipas tij, LDK-së nuk i ngutet për koalicione dhe se parimisht janë që të hyjnë vetëm në zgjedhje.

Ndryshe, kryesia e sotme e LDK-së sot vetëm do të propozojë emrin për mandatar pasi fjalën e fundit do ta thotë Këshilli i Përgjithshëm i partisë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë