LVV me biçikleta, për ta ruajtur mjedisin e cenuar rëndë nga qeveritë e mëparshme

Anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur fushatën e lëvizjes me biçikleta të quajtur “Lëvizim”, përmes së cilës synohet rritja e ndërgjegjësimit të politikbërjes për përfaqësimin e politikave mjedisore dhe ndaljen e vendimeve që dëmtojnë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës, njofton Gazeta Online Kabllogrami.

Sipas këtij grupi, sot nuk ka qytet në Kosovë që nuk ka gurëthyes që nxjerrë materiale ndërtimore, ndot ujërat dhe pluhuros hektarë përreth, andaj  Vetëvendosje është vënë në lëvizje për politikë më të mirë mjedisore, transmeton kp.

Ish-deputetja Albulena Haxhiu tha se ky organizim i tyre u bë për qëllim që të përmirësohet gjendja e ambientit në Republikën e Kosovës.

“Asnjë qeveri e mëparshme nuk e kishte prioritet ruajtjen e ambientit këtë mund ta themi lirshëm, ndërsa ne si Vetëvendosje jemi të fokusuar në këtë aspekt dhe ruajtja e ambientit do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, qeverisë së Albin Kurtit”, tha ajo.

Nisja e këtyre biçikletave u bë nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe do të përshkohet rruga Prishtinë-Obiliq dhe anasjelltas. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë