Liverpoolit sonte vetёm fitorja i hyn nё punё

Djemtë e Jurgen Klopp sot pas tyre do të kenë numrin e madh të tifozëve të zjarrtë të Liverpoolit, pasi që do të luajnë në Anfield, në një tempull që Reds nuk dinë për humbje në katër vitet e fundit, raporton Kabllogrami

Liverpool do të bëj gjithçka për të fituar ndeshjen e fundit në grupe në Ligën e Kampionëve për tё siguruar kualifikim në 1/8-ёn e finales. Vetëm një fitore prej 1-0 apo më dy gola epërsi bëjnë që Liverpool të kalon në rrethin e 16 skuadrave më të mira në Europë.

Klopp në këtë ndeshje vijën e sulmit ja ka besuar Mohamed Salah, Firminos dhe Sadio Manes.

Në bankë për Reds në këtë ndeshje ka mbetur Xherdan Shaqiri.

Nga ana tjetër Napoli do tё startojё me formacionin sulmues, me treshën e sulmit Callejon, Mertens e Insigne.

Liverpool duhet të fitojë 1-0 ose dy gola epërsi më shumë – nëse Napoli arrin tё shënoj gol në Anfield sonte. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë