Lum Kosova për servila: Pacolli i del kundër kryeministrit, kërkon të hiqet taksa ndaj Serbisë

Pacolli për dështimet e tij fajtor e bën mosunitetin në relacion president – kryeministër. Faji si gjithnë jetim, prore hudhe ku të mundesh për të arsyetuar dështimet, shkruan Kabllogrami.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, paska thënë se Kosova s’mund të refuzojë kërkesën e SHBA-së, duke komentuar kërkesat e pakonfirmuara të Washingtonit që të hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Pacollit do t’i bënte më shumtë nder të fliste për amatorizmin e skajshëm në udhëheqjen e diplomisë kosovare dhe te dështimet që i janë varguar që nga tërheqja e njohjeve deri te dështimi në Interpol, shkruan Kabllogrami.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Pacolli paska thënë se do të bisedojë me kryeministrin Ramush Haradinaj për mundësinë e përgjigjes pozitive ndaj SHBA-së.

Duke folur për diplomacinë kosovare, ministri ka shprehur keqardhje që puna e tij është vështirësuar për shkak të mungesës së unitetit nga zyrtarët shtetërorë, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se qëndrimet e ndryshme të Presidentit dhe Kryeministrit në lidhje me dialogun me Serbinë krijojnë paqartësi. Faji si gjithnë jetim, prore hudhe ku të mundesh për të arsyetuar dështimet.

Sipas fjalëve të Pacollit, në dialogun me Serbinë, Kosova mund të bëjë disa kompromise, të cilat, sipas tij, “do të ndodhin në kuadër të demarkacionit me Serbinë”. Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë