LVV mbështet punëtorët e Telekomit

Lëvizja Vetëvendosje mbështet kërkesat dhe qëndrimet e Federatës sindikale së pavarur të PTK-së të paraqitura sot publikisht, lidhur me ndërprerjen, respektivisht mosvazhdimin e Kontratës së dëmshme me Z-mobile, afati përfundimtar i së cilës përfundon me 30 korrik 2019.

“Prej gati një dekade Lëvizja Vetëvendosje, përfaqësuesit e saj dhe profesionistët e telekomunikacionit e financave kanë kërkuar hetimin dhe ndërprerjen e kësaj kontrate skajshmërisht të dëmshme për Telekomin dhe për të gjithë sektorin e komunikimeve elektronike në vend. Prej 1 viti Qeveria ka qenë e obliguar që të marrë masa si aksioner i kësaj ndërmarrje publike, për të evidentuar dëmin dhe për ta ndërprerë kontratën me Z-mobile. Kjo është kërkuar nga rezoluta e Kuvendit e miratuar me 12 korrik 2018. Afati për Qeverinë po përfundon, ndaj punëtorët kanë të drejtë dhe duhen mbështetur në protestën e tyrë të paralajmëruar për të hënën, 24 qershor 2019”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

Artikuj të ngjashëm – Lexo edhe: Sindikata e punëtorëve të Telekomit: Greva e bojkot nëse nënshkruhet marrëveshja me Z-Mobile

Lëvizja Vetëvendosje, thotë se i bën sërish thirrje menaxhmentit, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Qeverisë që të ndërpresin menjëherë kontratën me Z-mobile.

“Të përllogarisin dëmin e ta kërkojnë ligjërisht dëmshpërblimin për dëmin shkaktuar Telekomit nga kontrata. I drejtohemi po ashtu edhe organeve të drejtësisë, prej krimeve ekonomike e deri tek prokuroria e shtetit: Hetoni krimin ekonomik që dëmtoi Telekomin dhe financat publike duke hetuar këtë kontratë”, përfundon komunikatën Lëvizja Vetëvendosje. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë