Majlinda arrin në finale të Grand Slamit në Duessedorf – Gjermani

Krenari e kombit, xhudistja Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Duesseldorf të Gjermanisë, duke e mposhtur në gjysmëfinale me Ippon italianen Odette Giuffrida, njofton Kabllogrami.

Në finale ajo do të përballet me mongolen Sosorbaram Ikhagvasuren.
Në duelin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ajo e mposhti jugkoreanen Bokyeong Jeong.

Kelmendi, siç e dimë, garon në garat deri në 52 kilogramë. Ndeshja finale me rivalen mongole pritet të zhvillohet rreth orës 17:30. ©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë