Kosova fiton bindshёm ndaj Maltёs, mbetet në krye të grupit

Kosova ka bërë një lojё tё madhe duke e mposhtur Maltёn nikoqire me rezultat tё thellё 5 : 0, në kuadër të Ligës së Kombeve, për ta mbajtur kёshtu  kreun e tabelës në Grupin 3 tё Ligёs D, raporton Kabllogrami

Golin e parë e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 15 pas asistimit nga Milot Rashica. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Në pjesën e dytë Kosova ishte edhe më efikase, duke shënuar katër herë.

Në minutën e 70 Benjamin Kololli shënoi gol të bukur, duke e paraboluar portierin kundërshtar.

Për dy minuta shënoi dy herë Donis Avdijaj, pas asistimit nga Muriqi e Rashica. Avdijaj shënoi golin e parё nё minutёn e 78, derisa dy minuta mё pas edhe tё dytin. Milot Rashica pёrmbylli goleadёn nё minutёn e 86 tё takimit.

Rivali i Kosovёs pёr kreun nё grup, Azerbejxhani fitoi 2:0 ndaj Ishujve Faroe, dhe ka dy pikё mё pak se Kosova qё prinё nё grup me 11 pikё.

Kosovёs i duhet tё paktёn njё barazim pёr ta siguruar vendin e parё nё grup, nё ndeshjen e fundit të grupit ku të marten e pret ndjekёsin e parё Azerbajxhanin në duelin që mund të vendosë për vend të parё nё grup dhe kualifikimet tutje pёr Euro 2020. /©kabllogrami.com/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë