Njofton ministri i punës, dalin pensionet me rritje
Sipas njoftimit të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, pagesat për pensionistët sot kanë dalë me rritje në kontot e tyre, përcjell Kabllogrami.
“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar”, ka njoftuar ministri Reçica në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Reçica ka shtuar se mbetet i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojnë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale. /©Kabllogrami/