Liverpool ka regjistruar një tjetër paraqitje fantastike në Premierligë, duke e mundur 4:0 Newcastle United në ‘Anfield Road’ dhe i vetëm në krye e pret vitin e ri, duke shfrytëzuar në anën tjetër humbjen e Manchester Cityt në udhëtim te Leicester City dhe shkëputet kështu në krye të tabelës për gjashtë pikë, por tash ndjekës të parë e ka Totenhamin që sot fitoi, bën të ditur Kabllogrami.
Skuadra e Jurgen Klopp ka treguar edhe një herë se jo rastësisht janë lider në Premierligë, duke e mundur 4:0 në shtëpi Newcastle United, në ndeshjen e javës së 19-të.
Dejan Lovren, Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri dhe Fabinho ishin golashënues në fitoren e 16-të të Liverpoolit këtë sezon.
Fitorja e Liverpool ka marrë edhe më shumë kuptim për tifozët e ‘The Reds’, pas humbjes 2:1 të Manchester Cityt në udhëtim te Leicester City.
Kampionët aktual të Premierligës kanë pësuar edhe humbjen e tretë këtë sezon në Premierligë, të dytën në tri ndeshjet e fundit.
Albrighton dhe Pereira shënuan për fitoren e Leicester në përballjen ndaj Man Cityt.
Golin e vetëm për skuadrën e Manchester Cityt e ka shënuar Bernard Silva.
Në anën tjetër Man.Utd. ka shënuar fitoren e dytë me rradhë me rezultat 3:1 dhe duket që pas shkarkimit të Maurinjos, me trajnerin e ri punët po u shkojnë mirë. /©Kabllogrami/