Mark Zuckerberg humbi 15 miliard dollarë në vitin 2018

Themeluesi i Facebook ka humbur pothuajse një të katërtën e vlerës së pasurisë së tij neto pas një viti shumë të keq për gjigantin e mediave sociale, me përfshirjen në skandalin e shkeljes së privatësisë së përdoruesve, njofton Kabllogrami

Miliarderi, Mark Zuckerberg ka në llogarinë e tij 15 miliardë dollarë më pak, pasi Facebook u përfshi në skandalin e shkeljes së privatësisë së përdoruesve.

Rrjeti i madh social raportohet se është përdorur për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e SHBA dhe shkeljen e të dhënave të përdoruesve.

Vlera neto e Zuckerberg filloi me rreth 75 miliardë dollarë më 2 janar dhe përfundoi me 15 miliardë dollarë më pak në fund të vitit. Ai pësoi humbjen më të madhe nga 499 njerëzit tjerë më të pasur në botë sipas ranglistës së revistës ‘Forbes’. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë