Në Drenas, falja bëhet me veshje kombëtare

Sot besimtarët e fesë islame e festojnë Kurban Bajramin. Siҫ kemi raportuar më herët, manifestimi qendror kushtuar kësaj feste për Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa nuk bën pa e përmendur se në qytetin e Drenasit falja e Kurban Bajramit ishte e veçantë.

Në xhaminë në lagjen Feronikeli, Hoxha Osman Musliu ka bërë faljen e Bajramit me veshjen kombëtare, e cila ngazëlleu dhe u prit fort mirë nga besimtarët.

Para xhematit siҫ njofton Klan Kosova, Mulla Osmani tregoi se ka zgjedhur këtë veshje sepse edhe “baballarët tanë kanë perdorur këtë veshje duke treguar besnikëri dhe sinqeritet ndaj identitetit kombëtar dhe se kjo veshje është e shqiptarëve dhe duhet respektuar “.

Falja e Kurban Bajramit u bë nga shumë njerëz brenda dhe jashtë xhamisë, duke uruar për paqe, sinqeritet dhe sa më shumë dashuri. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë