A e keni imagjinuar ndonjëherë Ferrarin të kthyer në veturë karavan!?

Kompania e modifikimit të veturave me bazë në Holandë, Vandenbrink, edhe pse nuk është aq e njohur, ka arritur të tërheq vëmendje të madhe me veturën e tyre të fundit.

Kjo kompani ka prezantuar një Ferrari të quajtur Vandenbrink Shooting Brake, e cila është cilësuar si një ‘vepër arti’, transmeton motor1, përcjell koha.net.

Vandenbrik kanë kthyer modelin 612 Scaglietti në një veturë karavanë me katër dyer e katër ulëse, e ngjashme me Porsche Panamera Sport Turismo.

Vandenbrink Shooting Brake ka motorin 5.7 litërsh V12 i cili prodhon 540 kuajfuqi e vjen me një çmim prej 300 mijë eurosh. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë