Milani dhe Barcelona interesohen për Zhegrovën

Futbollisti nga Kosova që veshë fanellën e Genkut në kampionatin belg, Edon Zhegrova, ka rënë në sy të klubeve të mëdha evropiane. Për Sportin në televizionin KTV, 19 vjeçari ka zbuluar se Milani dhe Barcelona, janë në mesin e ekipeve që kanë shprehur interesim për të, përcjell Kabllogrami.

“Janë shumë klube që kanë shprehur interesim për mua dhe mund ta konfirmoj se aty është Milani e po ashtu edhe Barcelona. Kaq mund të them për momentin, pasi ende nuk ka diçka zyrtare. Do të shohim në ditët në vazhdim se çka do të ndodhë”, ka thënë Zhegrova për Kohavisionin.

Këtë sezon me Genkun, Zhegrova është paraqitur në 12 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar 4 gola e 1 asistim.

Ndërkaq, për përfaqësuesen e Kosovës deri më tani ka shënuar 2 gola. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë