Ministri i tregtisё sё Serbisё inkurajon kontrabandën në Kosovë

Rasim Ljajiq nga Sanxhaku shqiptar i Pazarit tё ri e me rrёnjё shqiptare nga loza e mbiemrit Lajçi, por qё urren çdo gjё shqiptare duke u servilosur nё Beograd te çdo strukturё qё vjen nё pushtet pёr tё marrё njё post qeveritar, madje duke mbrojtur dhe proklamuar edhe politikat gjenocidiale e profashiste serbe tё kryera nga Serbia zyrtare ndaj popujve tjerё nё fqinjёsi tё saj, po vazhdon akoma me tё njejtin diskurs, shkruan sot Kabllogrami.

Ministri i tregtisë, turizmit dhe telekomunikacioneve i Serbisë Rasim Ljajiq ka deklaruar se prej 21 nëntorit, prej se Kosova i ka futur taksat në prodhimet e Serbisë dëmi i drejtpërdrejtë për Serbinë është 34,6 milionë euro, ndërsa dëmi i tërthortë është shumëfish më i madh.

Ljajiq ka thënë për televizionin publik serb RTS se në Kosovë dërgohet malli i rieksportuar si dhe brendet e shteteve të jashtme.

“Për shkak të masave të fundit të Prishtinës po lulëzon kontrabanda, sepse njerëzit duhet të gjinden për artikuj themelorë” ka thёnё Ljajiq.

“Jemi të detyruar të sigurojmë plasmanin e artikujve themelorë ushqimorë, barërave, kjo nuk do të rrezikohet, sado që të jetë vështirë. Kosova nuk mund të mbyllet në mënyrë hermetike”, ka theksuar Ljajiq. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë