Moska me kundërmasa në rast se Maqedonia hyn në NATO

Rusia nuk ka asgjë kundër Marrëveshjes së Prespës për emrin, por kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ka deklaruar ambasadori rus në Greqi, Andrej Masllov në brifingun në Athinë lidhur me vizitën e kryeministrit grek Aleksis Cipras në Moskë.

“Nëse Athina dhe Shkupi arrijnë marrëveshje për emrin dhe nëse kjo bëhet pranohet zyrtarisht në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, atëherë ne do të njohim këtë”, thotë Masllov, i pyetur nëse është e mundur që Moska të vendosë veto të marrëveshjes në Këshillin e Sigurimit të KB-së.

Ai e ka përsëritur qëndrimin e Rusisë se është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën e NATO-s dhe nëse ndodh kjo Moska do të jetë e detyruar të marrë kundërmasa.

Ambasadori rus thekson se Marrëveshja e Prespës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Greqisë. Relacionet midis Athinës dhe Moskës, sipas Masllovit po normalizohen pas incidenteve diplomatike prej verës kur Greqia dëboi dy diplomatë rusë, ndërsa dy të tjerëve u ndaloi të hyjnë në territorin e saj për shkak të pretendimeve për përzierjen ruse  në bisedimet për çështjen e emrit. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë