Nesër në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla të dobëta bore, thuhet në një komunikatë për opinion të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës /IHMK/, përcjell Kabllogrami.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të pësoj ulje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /©Kabllogrami/
|
|
06.02.2019 |
|
|
Temp. Min 0C |
Temp. Max 0C |
|
| Prishtinë | 1 | 4 |
| Pejë | 1 | 4 |
| Prizren | 1 | 5 |
| Podujevë | 1 | 4 |
| Ferizaj | 1 | 4 |
| Gjilan | 1 | 5 |
| Gjakovë | 2 | 6 |
| Mitrovicë | 1 | 4 |