Bebe Rexha nё toplistёn e “Billboard” pёr këngët më të dëgjuara te vitit 2018

Vendin e parë si kënga e vitit e rrëmben “God’s plan” e reperit Drake, që ka qenë njëherësh edhe kënga më e dëgjuar e albumit të tij. I dyti me radhë renditet këngëtari i famshëm britanik, Ed Sheeran, me baladën e tij shumë të suksesshme “Perfect”. Në vendin e tretë është shqiptarja e famshme globalisht, Bebe Rexha, me bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “Meant to be”, me grupin e njohur të muzikës ‘country’, Florida Georgia Line, njofton Kabllogrami

Kënga “Meant to be” është publikuar në tetor të vitit të kaluar, gjersa është pëlqyer në masë të madhe nga publiku amerikan, kjo pasi zhanri “country” njihet ndryshe edhe si zhanri popullor në Amerikë.

Bebe Rexha e ka dëshmuar veten se është një prej këngëtareve shqiptare më të suksesshme, duke qenë për një vit radhazi në top listën e “Billboard” me disa këngë të saj.

Kënga e katërt e vitit sipas “Billboard” është “Havana” e këngëtares së famshme Camila Cabello, gjersa në top 5 gjendet edhe Post Malone me këngën shumë të dëgjuar “RockStar”.

Kjo është lista e 10 këngëve më të mira të viti nga “Billboard”, e cila është publikuar edhe në faqen zyrtare të “Billboard” në Twitter.

  1. God’s Plan – Drake
  2. Perfect – Ed Sheeran
  3. Meant to be – BebeRexha &Florida Georgia Line
  4. Havana – Camila Cabella feat. Young Thug
  5. Rockstar – Post Malone feat. 21 Savage
  6. Psycho – Post Malone feat. Ty Dolla $ign
  7. I like it – Cardi B, Bad Bunny & J Balvin
  8. The Middle – Zedd, Maren Morris & Grey
  9. In my feelings – Drake
  10. Girls like you – Maroon 5 feat. Cardi B /©Kabllogrami/
Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë