MPJ ka reaguar ndaj deklaratës së BE-së kundër Ushtrisë së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur zëdhënëses së BE-së rreth transformimit të FSK-së në Ushtri.

Maja Kociancic, duke komentuar këtë proces të arritur dje në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë të mbajë detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Parë të arritur në Bruksel në prill të vitit 2013 dhe aranzhimet e saj të sigurisë.

“Kuvendi i Kosovës miratoi sot një legjislacion mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ashtu si NATO, Bashkimi Evropian vazhdon të ndajë qëndrimin se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe gradual në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Kociancic.

E lidhur me këtë, siç përcjell Telegrafi, Ministria e Jashtme i është përgjigjur: “E nderuar Maja,… mandati i FSK-së është përcaktuar me ligj, jo me kushtetutë. Ne sugjerojmë që ta lexoni me kujdes Kushtetutën e Kosovës”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë