Muzika ‘Reggae’ e Bob Marley nё mbrojtje tё UNESCO-s

Muzika Reggae i është shtuar listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Kombet e Bashkuara e kanë konsideruar këtë muzikë si të denjë për tu mbrojtur dhe promovuar. Kjo rrymë muzikore, e cila lindi nga Xhamajka në vitet 1960, falë artistëve si Toots dhe Maytals, Peter Tosh dhe Bob Marley, iu shtua koleksioneve të “trashëgimisë kulturore të paprekshme”, bёn tё ditur Kabllogrami

Unesco e ka vlerësuar muzikën rege si një rrymë socio-politike, sensuale dhe shpirtërore”, që ka depërtuar në të gjithë botën.

‘Reggae’ u bë popullor në Shtetet e Bashkuara, por veçanërisht lulëzoi në Britani të Madhe, e cila ishte bërë shtëpia e shumë emigrantëve xhamajkanë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Përfaqësuesi i kësaj muzike është padyshim Bob Marley, i cili për xhamajkenët është një revolucionar që nëpërmjet këngës  zgjonte ndërgjegjen ndër masat kundёr anarkistёve në pushtet. Falё koncerteve të shumta solidariteti në Afrikë, ai u bë urë lidhese mes Xhamajkës dhe pjesës tjetër të kontinentit të zi. Por mbi të gjitha ishte zëri i dashurisë romantike dhe vëllazërore në mbarë botën.

UNESCO e ka vlerësuar këtë muzikë si unike dhe më një kontribut të rëndësishëm në botë për çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe njerëzimit dhe që ka përcjellë mesazhe të forta për njerëzimin. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë