NASA me foto më të kthjellёta deri tani nga Marsi

Roboti i NASA-s në Mars, InSight ka hequr më në fund lentet nga kamerat duke e lejuar që të sjellë foto më të qarta në Tokë.

Agjencia hapësinore ka shpërndarë fotot me rezolucion të lartë, të fiksuara këtë javë. Mes fotove janë edhe dy çipet e vogla që ka roboti, ku janë të fiksuar më shumë se 2 milionë emra njerëzish.

InSight do të vazhdojë të sjellë pamje të tjera gjatë monitorimit të terrenit, në kërkim të një vendi të përshtatshëm për të nisur gërmimet.

Ky proces do të zgjasë tre muaj. Ekspertët shpresojnë se ky do jetë i pari mision që do të sjellë të dhëna për sekretet gjeologjike të planetit të kuq, pasi roboti do të shpojë deri në 5 metra poshtë nën sipërfaqe, shkruan mapo.al.

Ulja e sondës InSight në Mars gjatë muajit të shkuar është cilësuar si një sukses i madh. NASA thotë se në vitet që do të vijnë, librat e historisë për planetin Mars do të rishkruhen. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë