Nga Jakup Krasniqi: A duhet të vazhdojë dialogu në Bruksel?

Prej se kanë filluar Bisedimet politike të Brukselit në mes Prishtinës e Beogradit, Brukseli zyrtar më se një herë ka anuar haptas në mbrojtje të politikave gjenocidale të Serbisë. Pothuajse në asnjë rast gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka reaguar ndaj politikave agresive të pasardhësve të Millosheviqit?!

Natyrisht, për ketë çështje nuk janë fajtor vetëm në Bruksel, fajtori kryesor është në Kosovë dhe janë të gjithë ata që i filluan bisedimet politike dhe të gjitha ata që e votuan Marrëveshjen e 19 prillit 2013.

Në ato marrëveshje që vazhduan edhe më pastaj, përfaqësuesit e Kosovës në ato bisedime pranuan të bisedojnë për statusin e saj të zgjidhur gjatë bisedimeve të Vjenës dhe më shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe të konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Siç po shihet zyrtarët e BE-së as pas 11 viteve nuk janë duke i analizuar as Dokumentet që i kanë prodhuar vet zyrtarët e BE-së. Kjo shihet nga deklarata e zëdhënëses së BE-së, zonjës Kocijancic, e cila paska deklaruar:

“Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut, ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidhë nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Të gjithë e dimë se bisedimet në fillimin e tyre janë bërë, duke pasur parasysh Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së “për të lehtësuar qarkullimin e lirë dhe lehtësinë e qytetarëve të të dy vendeve”.

Ndërsa reagimi paska ardhur për shkak të rregullimit të statusit të Trepçës. Ndërsa pasuria e Kosovës nuk duhet të rinegociohet pasi ajo është çështje e kryer në vitet 2006- 2008.

Të përfundojmë: Të gjitha “argumentet” që po i dëgjojmë këtyre ditëve dhe gjithë presionet ndaj Kosovës, janë kryekreje në adresë të gabuar!

Sigurisht që për ketë gjendje, përgjegjësia është të faktori politikë shqiptarë i cili nuk po gjënë forcë që të formësojë asnjë politikë unifikuese për vendin e vet.

Kjo gjendje sikur po e kërkon një pushim në dialog! /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë