Sot dy seanca të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca të jashtëzakonshme. Në seancën e parë, që ka filluar nga ora 10:00, në rend dite është votimi në lexim të dytë i projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Sot do të tentohet që për herë të tretë të votohet në lexim të dytë ky projektligj dhe votimi i amendamentit 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.

Votimi në lexim të dytë i projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave ka dështuar në dy raste, ku deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim. Ky projektligj njëherë kishte arritur të merrte 60 vota dhe javën e kaluar ka marrë 55 vota.

Mos votimi i këtij projektligji nga ana e deputetëve të opozitës ka marrë kritika të shumta nga sportistët, ku është thënë se nuk po votojnë një projektligj që i hap rrugë investimit në sportin kosovar.

Seanca e dytë, po ashtu e jashtëzakonshme ka filluar nga ora 11:00 dhe në rend ditë është gjendja në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë