Në Merdare përleshje mes mërgimtarëve si pasojё e pritjeve tё gjata

Shumica e mërgimtarëve janë përballur me pritje njё deri dy orёshe për të hyrë në Kosovë. Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, e cila në faqen e saj në Facebook ka shkruar se, në anën tjetër, për të dalë nga Kosova pritjet janë vetëm 3 deri në 5 minuta, raporton KTV, pёrcjell Kabllogrami.

Edhe pas këshillave të shumta nga ana e Policisë së Kosovës për të shmangur pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët sërish po e zgjedhin atë.

Qytetarët thonë se kësaj here, nuk është se kanë pritur edhe gjatë në pikën kufitare me Serbinë, pasi që pritje më të gjata ka pasur në kufi të Kroacisë. Ndërsa, ka edhe mërgimtarë që janë befasuar nga moskrijimi i problemeve në shtetin serb.

Gjashtë mërgimtarë janë ndalur nga policia, pasi që kanë hyrë në territorin e Kosovës. Shkaku ёshtё se mërgimtarët janë rrahur mes vete. Policia nuk ka dhënë asnjë detaje për arsyet e përleshjes.ktv /©Kabllogrami/

 

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë