Niklin  në Sllovaki e pret atmosferë e rëndë, tifozët vendas përkrahës të fashizmit serb

276

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli, i cili në mungesë të përvojës në garat ndërkombëtare si dhe mungesës së fatit sportiv, u eliminua nga garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve, tash do t’i duhet të garojë për kualifikim në një nivel më të ulët garash evropiane, në Ligën e Evropës.

Por, shorti ka dashur që të ballafaqohet me një kundërshtar të fortë dhe me përvojë, siҫ është Sllovani i Bratisllavës.

Kështu, të mërkurën në Bratisllavë, më 24 korrik 2019, me fillim në ora 18:00, do të përballet edhe me një rival me shumë më shumë cilësi dhe me një atmosferë që deri më tash nuk e ka përjetuar – armiqësore dhe proserbe. Kështu të paktën kanë paralajmëruar tifozët e Sllovan Bratislavës, të njohur edhe më herët si proserbë, shkruan sot Koha Ditore.

Mediat serbe, të hënën, kanë shkruar për këtë ndeshje dhe sipas tyre, tifozët sllovakë kanë thënë se do të bëjnë Feronikelin “të ndihet sikur po luan në Serbi”, kur të paraqitet në stadiumin “New Slovakia” me kapacitet prej 22.500 ulëseve për ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe