Njё shqiptare nё garё pёr mёsuesen mё tё mirё nё botё

Një mësuese shqiptare është përzgjedhur për herë të parë, në mesin e 50 finalistëve për “Global teacher Prize 2019”, në garë për çmimin prej 1 milion dollarësh. Ajo është Liljana Luani, mësuesja e mirënjohur e cila u vlerësua një vit më parë si “Mësuesja e vitit” në Shqipëri, pёrcjell Kabllogrami

Liljana ka punuar për 38 vjet në shkollën 9 vjeçare “Pashko Vasa” në Shkodër, ndërsa prej vitit 2005 ka shërbyer si një forcë e madhe në edukimin e fëmijëve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes, raporton “Oranews”.

Mësuese Liljana, prej vitesh ka trokitur derë më derë, madje duke ecur për orë të tëra në këmbë, për t’u dhënë mundësinë edhe fëmijëve të ngujuar mes 4 mureve, që të mësojnë si gjithë nxënësit e tjerë.

Për përkushtimin dhe kontributin e saj, në vitin 2014, Qendra “ New Horizont” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, i dha mësuese Liljanës çmimin “ Trëndafili i artë” , ndërsa në vitin 2017, Ambasada amerikane e nderoi me çmimin “ Gruaja e Kurajës”.

Në përshkrimin e saj në faqen zyrtare të “Global teacher prize”, thuhet se nëse Liljana do të fitojë, ajo do të hapë një qendër multifunksionale për edukimin e fëmijëve të ngujuar, fëmijët jetim dhe të fёmijё tjerë nё nevojё që nuk ndjekin rregullisht shkollën. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë