Pas zbutjes së Veselit, Haradinajt i vjen në maje të hundës: përgjigjet për mundësinë e prishjes së koalicionit gjatë javës: Thotë se zgjedhjet janë të shëndetshme

Presionet dhe reagimet e shumta jo parimore, nisur nga SHBA-ja, BE-ja, Ambsada Amerikane në Prishtinë, dreçi e biri, si dhe reagimi i Kadri Veselit pak çaste më parë për pezullimin  e taksës për 4 muaj, duket se kanë mbushur kupën për Haradinajn, shkruan Kabllogrami.

Presionet ndërkombëtare (vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë destruktive), si dhe zbutja e Kadri Veselit me kërkesën për pezullim të taksës, kanë nxitur reagime sa i përket dallimeve në qëndrime te partive në pushtet.

Duke folur për temën e taksës dhe reagimet e Amerikës së fundi, kryeministri Haradinaj ka thënë se ky vendim ka qenë sovran i Kosovës.

Sipas tij, është vendim i bazuar në Kushtetutë dhe Ligjet e Kosovës.

“Nuk i themi jo Amerikës, por vendimi për taksën është sovran, nga qeveria sovrane. Kemi marrë vendim në bazë të Kushtetutës, dhe Ligjit dhe duhet të sillemi me respekt ndaj vendimeve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj për Syri.net

Ai u pyet për mundësinë që gjatë javës të prishet koalicioni, si pasojë e dallimeve me liderin e PDK-së për pezullimin e taksës.

“Është e drejtë legjitime e aleatëve të mi me vendos ashtu. Shiqo, zgjedhjet janë të shëndetshme, nuk ka gjë të keqe janë pjesë e demokracisë”, deklaroi Ramush Haradinaj, transmeton Telegrafi.

I pyetur për raportet e tij me Amerikën, Haradinaj e pranoi se sa i përket temës së taksës, kanë dallime dhe mospajtime.

“Kemi dallim dhe mospajtim me Amerikën në situatën e krijuar pas vendimit për taksën. Na është kërkuar suspendimi i taksës, por ne nuk e pezullojmë pa garanci për taksën”, përfundoi Ramush Haradinaj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë