Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka kaluar grupin në fazën e parë kualifikuese për kampionatit Botëror të futsallit, transmeton Kabllogrami.
Kosova me dy fitore të arritura, ndaj Norvegjisë me rezultat 5-1, dhe Andorrës me rezultat 5-3, ka arritur të kualifikohet për në fazën e dytë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror.
Kosova në ndeshjen hapëse pësoi nga nikoqiri Bjellorusia, derisa në vazhdim të kësaj faze kualifikuese u këndell duke shënuar dy fitore rradhazi për t’u kualifikuar tutje. /©Kabllogrami/