Piktori i shquar Gjelosh Gjokaj me ekspozitë në Tuz /video/

Tuz, 22 korrik – Në Tuz të Malësisë së Madhe është hapur ekspozita retrospektive e piktorit të njohur Gjelosh Gjokaj, me origjinë nga kjo anë.

Me këtë rast, në praninë e publikut, u ekspozuan një numër i konsiderueshëm i pikturave të artistit Gjelosh Gjokaj, të punuara me teknika të ndryshme, me shumë mjeshtri, bën të ditur “Zëri i Amerikës”.

Ekspozitën e organizoi fondacioni “Gjelosh Gjokaj” dhe Komuna e Tuzit.

©GazetaOnlineKabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë