Promo-Video për Kosovën, Haradinaj apelon të shpërndahet gjithandej /Video/

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, në të cilën pasqyrohet potenciali i vendit tonë drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik me produktet vendore, raporton Kabllogrami

Po ashtu në këtë video shihen edhe arritjet e sportistëve dhe artistëve me prejardhje nga Kosova, që po bëjnë bujë në arenën ndërkombëtare, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri etj.

Tregohen edhe për sukseset e sportistëve vendor, sidomos në xhudo me Majlinda Kelmendin e Akil Gjakovën, dhe për suksesin e fundit të përfaqësueses së Kosovës në futboll, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova është një vend i vogël në zemër të Evropës, por me ëndrra të mëdha. Në të tregohet edhe për pasuritë që ka vendi ynë, produktet dhe rininë.

Vendin tonë e presin shumë punë gjatë rrugëtimit tonë për në BE, punë të cilat do t’i realizojmë me vullnet e përkushtim.

Video është promovim i Kosovës, dhe është realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. /©kabllogrami/

Videon promovuese pёr Kosovёs mund ta shihni nё vijim:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë