Reagimi epik i Edi Ramës pasi u gjuajt me vezë
Pasi u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale, transmeton Kabllogrami
“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”, ka shkruar kryeministri shqiptar në rrjetin social Twitter.
Ndërkohë, Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur, duke kërkuar përjashtimin nga seanca plenare. Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD”.
Por, Partia Demokratike nuk specifikon se çfarë ofendimesh ka përdorur kryeministri.
Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendit të deputetit demokrat Endri Hasa, pasi jo vetëm qëlloi ndaj kryeministrit, por refuzoi shërbimet e kuvendit që ta nxjerrin jashtë sallës së Parlamentit, siç urdhëroi Ruçi. /©Kabllogrami/