Reali Madridi e do Neymarin: Fillon bisedimet me PSG-në për të

Real Madridi ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germanin për një transferim të mundshëm të Neymarit, raporton Sky Sports. Reali është i gatshëm të ofrojë Luka Modriqin dhe 120 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Kabllogrami.

Ish-futbollisti i Barcelonës raportohet t’ia ketë kërkuar PSG-së largimin nga Parku i Princave, derisa në drejtim të klubit francez kanë nisur interesimet e klubeve të mëdha, ndonëse ndonjë ofertë zyrtare për shërbimet e tij akoma nuk është bërë.

Për 27 vjeçarin gjithashtu interesim ka shprehur edhe Barcelona, që raportohet se mund ta rikthejë në Camp Nou.

Në anën tjetër, siҫ thamë më lartë, Real Madridi është i gatshëm të ofrojë Luka Modriqin dhe 120 milionë euro për të fituar shërbimet e tij. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë