Reuters/ Fotoja e javës: Edi Rama i spërkatur me bojë

Sipas agjencisë globale të lajmeve Reuters, fotoja numër një e javës që lamë pas është ajo e shkrepur në çastet kur Edi Rama spërkatet me bojë në Kuvend.

Rubrika “Photos of the Week” (Fotot e javës) kryesohet pikërisht nga reagimi i kryeministrit, sapo deputeti opozitar i PD- së Edi Paloka e gjuan me ngjyrë në seancën plenare.

Kryeministri shqiptar thuhet se ditë më parë e kishte përqeshur deputetin Edi Paloka për mënyrën karakteristike të të folurit, duke rënë nën nivelin e pozitës që mbanë, derisa para se të spërkatej kishte ofenduar dhe provokuar liderin opozitar, Lulëzim Basha duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferit, që ishte i pranishëm në seancë, kur po votohej ratifikimi nga Shqipëria për aderimin e Maqedonisë Veriore në NATO./©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë