Shuhet Karl Lagerfeld, ikona stilistike e Chanel-it!

Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Pas themelueses Coco Chanel, emri i tij ishte më i rëndësishmi për më shumë se 3 dekada të “Chanel”. Stilisti ikonik, i cili ishte gjithashtu drejtori artistik i shtëpisë së modës së lartë “Chanel” ka vdekur pas ndërlikimeve që ka patur javët e fundit me shëndetin.

Sipas mediave franceze,  Lagerfeld ka ndërruar jetë ditën e sotme. Në dy nga shfaqjet e fundit të Chanel-it, në janar të këtij viti stilisti nuk ishte i pranishëm, por përfaqësues të tij e justifikuan mungesën duke thënë se ndihej thjesht i lodhur.

Këto ishin herët e para që ai nuk ishte prezent për të përshëndetur në pasarelë në fund të shfaqjes. Pas themelueses Coco Chanel, emri i tij ishte më i rëndësishmi për më shumë se 3 dekada të Chanel.

Veshja që e identifikonte ikonën e modës ishte gjithnjë një kostum i zi, flokët e bardha të kapura bisht dhe syze të errëta. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë