Kampioni i Evropës e mposhti Sevillën me rezultat prej 2 me 0, në një ndeshje të cilën e dominoi, por që rezultati erdhi tek nga fundi i ndeshjes dhe kështu arkëtoi pikët e plota në shtëpi, transmeton Kabllogrami.
Casemiro ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 78.
Kurse golin e dytë e shënoi futbollisti më i mirë në botë Luka Modriq në minutën e 90+2.
Me 36 pikë Real Madridi mban tani vendin e tretë. Kurse Sevilla në një pozitë më poshtë ka 33 pikë. /©Kabllogrami/